Brenda një muaji shiten mbi 1 milion OnePlus 6

Brenda një muaji shiten mbi 1 milion OnePlus 6

14 qershor 2018 22:09

OnePlus ka shitur mbi 1 milion telefona OnePlus 6 brenda vetëm një muaji.

Të paktën kështu thotë për “Business Insider” themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Pete Lau.

Sipas tij, dy celularët e mëparshëm të markës arritën shifrën 1 milion vetëm pas 3 muajsh, transmeton TCH.

Edhe pse duket shifër e lartë, është në fakt shifër e ulët krahasuar me celularë si Samsung Galaxy apo iPhone, që shesin dhjetra milionë njësi brenda muajit.

The OnePlus 6 kushton 529 dollarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme