Tech

Microsofti punon në konsolën e re Xbox

Konsola Xbox One X u lansua vitin e kaluar dhe ishte praktikisht një version i përmirësuar i modelit Xbox One, me mbështetje për lojëra 4K.

Microsoft ka njoftuar tashmë se ka filluar të punojë në konsolë tjetër Xbox, transmeton KP.

Kompania nuk dha ndonjë informacion konkret për konsolën e re dhe çfarë mund të presim kur hardueri është në pyetje, gjë e cila sugjeron se pajisja e re mund të dalë në treg pas dy vjetësh.

Microsoft nuk është zhvilluesi i vetëm që po punon në konsolën e gjeneratës së ardhshme. Sony ka konfirmuar më herët se nga konsola e re e ardhshme PlayStation na presin edhe të paktën tri vjet.