Apple porosit 70 milionë ekrane nga Samsungu për iPhonen e ri

Apple porosit 70 milionë ekrane nga Samsungu për iPhonen e ri

04 April 2017 08:36

Apple raportohet se ka porositur rreth 70 milionë ekrane të lakuara OLED nga Samsungu, që do të përdoren për pajisjen e re të kompanisë.

Sipas “Nikkei”, këto ekrane do të përdoren në telefonin e ardhshëm iPhone 8, që do të lansohet gjatë vjeshtës krahas iPhone 7S dhe 7S Plus.

Për dallim nga iPhone 8, modelet 7S do të mbajnë panelet LCD sikurse të paraardhësve, si dhe madhësitë e tyre – 4.7 dhe 5.5-inç.

Në anën tjetër, iPhone 8 pritet të ketë ekran 5.2-inç OLED dhe pritet të kushtojë rreth 1000 dollarë.

Të tri modelet e reja pritet të kenë mundësinë e mbushjes me rrymë pa kabllo, do të jenë rezistent ndaj ujit dhe ndaj pluhurit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme