Tech

Arrijnë kiborgët: hulumtuesit vendosin qeliza të gjalla në një gisht robotik

Kufiri mes njerëzve dhe makinave po zbehet. Studiuesit nga Instituti i Shkencës Industriale në Universitetin e Tokyos e kanë krijuar një robot biohibrid - një pajisje robotike që i përfshin indet e gjalla – i cili qëndroi funksional për më shumë se një javë.

Ata e publikuan studimin e tyre të mërkurën e kaluar në revistën Science Robotics.

Hapi i parë për ta krijuar një robot biohibrid është: ndërtimi i skeletit robotik.

Studiuesit e krijuan skeletin e tyre duke përdorur rrëshirë të printuar në 3D. Ata ia dhanë një nyjë dhe i shtuan ankerë ku mund t’i lidhnin indet e gjalla. Elektrodat të cilat mundën t’i përdornin për t’i stimuluar muskujt e gjallë, duke e shkaktuar kontraktimin e tyre, ishin “lustrimet” përfundimtare.

Ndërtimi i muskujve të gjallë ishte hapi tjetër. Për këtë, ekipi përdori mioblaste, një lloj qelize burimore e cila me kohë maturohet në lloje të ndryshme të qelizave muskulore. Ata i inkorporuan këto qeliza në fletë hidroxheli, shpuan vrima në fletë për t'i ngjitur me ankerët e skeletit dhe i shtuan disa struktura shiritore të cilat do t’i inkurajonin fibrat e muskujve të rriteshin ndërmjet ankerëve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)