“Raketa” hapësira e re e Facebookut

“Raketa” hapësira e re e Facebookut

03 April 2017 17:19

Mos u habisni kur të shihni një buton në formë “rakete” në aplikacionin e Facebookut.

Kjo hapësirë në të vërtetë është një “kategori për postime” e dytë, ku nuk do të shihni postime apo fotografi të miqve tuaj. Në të do të shfaqen vetëm videot e rekomanduara dhe artikujt në bazë të asaj që ju pëlqeni dhe shikoni në “kategorinë për postime bazë”.

Facebooku pa shumë zhurmë ka testuar këtë hapësirë në disa vende të botës gjatë javëve të fundit, raporton “Business Insider”.

“Jemi duke testuar një hapësirë plotësuese të artikujve të famshëm, videove dhe fotografive, në bazë të përmbajtjes në të cilën përdoruesi do të mund të ishte i interesuar”, ka thënë një zyrtar. “Kemi dëgjuar nga njerëzit atë që ata duan të shohin më lehtë”.

Facebook së fundmi ka testuar edhe disa veçori të reja, të cilat do të prezantohen për gjithë përdoruesit shumë shpejt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme