Tech

KOSTT në emër të sigurisë kibernetike refuzon e-mailet nga adresat private

Foto: Ilustrim

KOSTT sh.a përmes një komunikate për media njofton se në kuadër të masave për rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike, menaxhmenti i lartë i tij ka marrë vendim që çdo komunikim në formë elektronike nga e-mail adresat private (domain-ët jozyrtarë) të refuzohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative të KOSTT sh.a.

KOSTT kërkon që çdo kërkesë apo komunikim me KOSTT sh.a të drejtohet nga e-mail adresat zyrtare, sepse çdo e-mail nga adresat private duke filluar nga data 20 qershor 2018, do të bllokohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative në KOSTT dhe nuk do të arrijë në Zyrën për Komunikim dhe Relacione me Publikun, thekson komunikata.