Tech

Xiaomi do të lansojë serinë e re Redmi javën e ardhshme

Kompania e njohur kineze, Xiaomi, përmes një postimi në rrjetin social kinez Wiebo ka zbuluar datën e lansimit të serisë së re të saj Redmi.

Kompania ka vendosur që të lansojë serinë e re të smartfonëve javën e ardhshme, më 12 qershor, gjatë një ngjarjeje në Pekin.

Xiaomi Redmi 6 pritet të vijë me një prerje (notch) të bardhë në pjesën e përparme, ekran 5.84-inç me rezolucion Full HD+ dhe raport prej 19:9, transmeton Koha.net. Po ashtu, Redmi 6 Plus ose Redmi 6 Pro mund të vijnë më të gjatë dhe me procesor me tetë bërthama.

Gjithashtu, seria e re Redmi ka edhe një telefon me çmim të ulët. Ai është Redmi 6A, i cili pritet të vijë me sensorin për gishta në pjesën e pasme dhe me kamerë të dyfishtë.

Të martën e ardhshme do të kuptojmë nëse Xiaomi vërtetë do të lansojë katër pajisje të reja. Po ashtu, në të njëjtën ditë edhe kompania tjetër kineze, Vivo, pritet të mbajë një ngjarje në Shanghai ku pritet të lansojë serinë e re NEX.

Image