Tech

Ndryshimet që sjell iOS 12

Descriptive Text

Apple ka shpalosur sistemin e ri operativ, iOS 12, i cili do të jetë në dispozicion për iPhone e iPad më vonë gjatë vitit.

Me këtë përditësim, kompania thotë se do të ndryshojë funksionimin e telefonëve.

Veçoritë më të mëdha janë:

Shpejtësia

Apple thotë se do të dyfishojë shpejtësinë. Sistemi i ri do të jetë në dispozicion për të gjitha pajisjet që kanë përkrahur iOS 11, përfshirë iPhone 5s të vitit 2013. Aplikacionet do të hapen për 40 për qind më shpejtë se te iOS 11, thotë Apple.

Përditësimi i Sirit

Asistenti digjital, Siri, do të ketë përditësime të mëdha në iOS 12. Me aplikacionin e ri, përdoruesit do të mund të paracaktojnë vetë se si do të kërkojnë hapjen e një aplikacioni. Nëse i kërkoni “Më ndihmo të relaksohem”, telefoni lëshon muzikë dhe zbeh dritat.

Mos pengo gjatë gjumit

Apple ka një numër të madh të aplikacioneve që synojnë të mos e “lodhin” telefonin. “Mos pengo gjatë gjumit” është një veçori përmes së cilës përdoruesi nuk do të shohë njoftime kur ai është duke fjetur.

Koha në ekran

Apple do të sjellë një përmbledhje të javës për të treguar se si e keni përdorur iPhonen përgjatë ditëve.

Njoftime më të mira

Apple thotë se do të ndryshojë edhe kualiteti i njoftimeve. Tani nëse një njoftim klikohet dhe vendoset që ai të mos shfaqet kurrë në telefon, ai nuk ka mundësi të shfaqet pa e kthyer vetë. Njoftimet do të ndahen në disa grupe.

Mesazhet dhe Memojit

Apple do t’u lejojë përdoruesve të krijojnë vetë emotikonet e tyre, përmes të quajturit Memoji. Te mesazhet përdoruesit mund të shtojnë fotografi të vetes e të shtojnë tekste të caktuara.

Thirrjet në grup FaceTime

FaceTime do të mundësojnë kyçjen e deri në 32 personave në një thirrje të vetme me video.

Realiteti i shtuar

Realiteti i shtuar apo i njohur si AR u lejon aplikacioneve të gjenerojnë fotografi të kompjuterëve në ekran në botën reale, ngjashëm sikurse loja e famshme “Pokemon Go”.

Një aplikacion i ri i quajtur Matje

Aplikacioni i ri Matje do të llogarisë distancën mes dy objekteve apo sipërfaqeve të ndryshme.

Fotografitë

iOS 12 përmban një grumbull përditësimesh për fotografitë. Dallimi kryesor është “sugjerimet”, ku përdoruesit do t’i kenë të ndara fotografitë në bazë të momenteve kyçe, vendeve apo eventeve që ju interesojnë. Një hapësirë e re do të përfshijë edhe ndarjen e albumeve me të tjerët.