Tech

Papua Guinea e Re do të bllokojë Facebookun një muaj për këtë arsye

Papua Guinea e Re është duke shqyrtuar bllokimin e Facebookut në këtë vend për të zbuluar llogaritë dhe lajmet e rreme.

Propozimi i paraqitur nga ministri i Komunikacionit Sam Basil për të zëvendësuar Facebookun me një platformë lokale, është përqeshur në mediat e këtij vendi.

Largimi një mujor i Facebookut do të fillojë të enjten dhe do të lejojë qeverinë të mbledhë informacion të mjaftueshëm rreth përdoruesve të rremë dhe të mbledhë të dhëna për ata që kanë ngritur pornografinë dhe informacionin e ndjeshëm në internet.