Tech

Kur është shfaqur virusi i parë kompjuterik?

I krijuar në vitin 1971 nga Robert Tomas, i cili atëkohë ka punuar si programer në BBN (Bold, Beranek and Newman, Raytheon i sotshëm), virusi i parë kompjuterik është quajtur Creeper dhe është dizajnuar pa qëllime të këqija për të eksperimentuar me softuerin i cili në mënyrë të pavarur përsëritej në sistemin operativ TENEX.

Megjithatë, Creeper në të vërtetë nuk ka arritur që të përsëritet vetë. Në vend të kësaj, pas sjelljes si fillimi i shtypjes së fajllit dhe pas ndalimit të këtij procesi, ose shfaqja e mesazhit: “Unë jam Creeper: Më kapni nëse mundeni”, virusi do të hiqej nga kompjuteri në procesin e udhëtimit prapa në sistemin TENEX, transmeton Koha.net. Virusi Creeper ka marrë emrin e një karakteri të filmit të animuar Scooby Doo.

Një vit më vonë, u shfaq Reaper, i cili është dizajnuar që të kopjojë veten dhe të kalojë përmes ARPANET, duke fshirë Creeperin. Kjo praktikisht është konsideruar si programi i parë antivirus.

Elk Cloner, i krijuar në vitin 1982 nga 15-vjeçari Richard Skrenta, ishte një virus boot-sector i dizajnuar që të infektojë kompjuterët Apple II.

Image

Brain, i krijuar në Pakistan në vitin 1986, ishte virusi i parë i cili është përhapur shumë dhe është gjendur në sistemet operative IBM PC.

Situata e sotme është mjaft mirë e njohur, ndërsa viruset dhe kërcënimet e reja po zbulohet çdo ditë dhe kryesisht janë kërcënimet online, për dallim nga “viruset” virale të kohëve të kaluara që janë transmeton përmes disketave.