Tech

Galaxy S8 me procesor Snapdragon dhe Exynos - cili është më i fortë?

Dy telefonat më të ri të prezantuar nga kompania Samsung, Galaxy S8 dhe S8+ vijnë në dy variante të ndryshme.

Njëri për SHBA dhe Kinë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 835, dhe tjetri për pjesën tjetër të botës me procesorin e Samsungut, Exynos 8895.

Kjo vjen si rezultat i presionit të fortë të Qualcommit në lidhje me patentat, i cili atyre iu garanton monopol në Amerikë, me çka detyrojnë kompanitë sikurse është Samsung që të paraqesin versionet e modifikuara të pajisjeve të tyre kompatibile me sistemin e tyre, transmeton kp. Edhe pse të dy këta procesorë kanë dallime, ato pothuajse janë minimale dhe përdoruesi me siguri se nuk do t’i hetojë asnjëherë.

Megjithatë, testet e bëra tregojnë se modeli Exynos është më i shpejtë se sa Snapdragon, sikurse ishte në rastin me telefonat e vitit të kaluar Galaxy S7.

Galaxy S8 me procesor Exynos 8895 arrin 174.155 poenë me të cilin për pak e kalon iPhone 7 Plus, derisa Snapdragon 835, varianti i bazuar i telefonit Galaxy S8 fiton dukshëm më pak 162.101 poenë.