Tech

10 gjërat që Galaxy S8 i bën e iPhone s’mundet

Smartfoni më i ri i Samsungut, Galaxy S8, posedon disa veçori mbresëlënëse.

Gjithashtu, ka plotë gjëra që nuk do të mund t’i gjeni në iPhone, transmeton Koha.net. Në vijim do të shohim se çfarë ka Galaxy S8 që s’i ka iPhone, shkruan Business Insider.

1. Ka një skaner për sy i cili mund të përdoret për të hapur telefonin dhe për të pasur qasje të sigurt në dosjet që janë të magazinuara në telefon

Image

Samsungu thotë se ky skaner është shumë më i sigurt sesa sensori për gishtërinj. iPhone ka vetëm sensorin për gishtërinj.

2. Veçoria e re për identifikim të fytyrës mundëson hapjen e telefonit me një selfie

Image

Kjo veçori është shumë më e shpejtë sesa përdorimi i skanerit për sy ose gishtërinj;

3. Ekran më të madh. S8 ka ekran 5.8-inç, ndërsa S8+ 6.2-inç

Image

Krahasuar me iPhone: iPhone 7 ka ekran 4.7-inç, ndërsa iPhone 7 Plus ka ekran 5.5-inç;

4. Baterinë e Galaxy S8 mund ta karikoni përmes WiFi-së. Po ashtu, ka veçorinë e karikimit të shpejtë, e cila S8-shin e karikon më shpejtë sesa normale

Image

iPhone nuk mund të karikohet përmes WiFi-së, e po ashtu nuk posedon as veçorinë për karikim të shpejtë;

5. Galaxy S8 ka portin për vendosjen e kufjeve standarde

Image

Apple ka hequr portin kufjet standarde në iPhone 7. Duhet të përdorni një pajisje shtesë për të vendosur kufjet në iPhone 7;

6. Samsung Pay mund të bëjë pagesat në lexuesin standard magnetik të kreditë kartelave

Image

Nuk keni nevojë për pajisjen e veçantë NFC siç e përdorë Apple Pay;

7. Galaxy S8 vjen me softuerin e vetë për virtualizim të realitetit, të mundësuar nga Oculus i Facebookut

Image

Mund të fitoni falas pajisjen për virtualizim të realitetit, Gear VR, nëse para-porositni Samsung Galaxy S8 para 21 prillit. iPhone mund të punojë me disa pajisje VR të tilla si Google Cardboard, por nuk mbështet vetvetiu virtualizimin e realiteti;

8. S8 në pjesën e pasme ka sensorin për matjen e pulsit të zemrës

Image

Matni pulsin tuaj duke ecur! Duhet të blini një Apple Watch ose një tjetër aksesor nëse doni të masni pulsin tuaj duke përdorur iPhone;

9. Galaxy S8-shin mund ta lidhni me një monitor, tastierë dhe maus përmes një pajisje të veçantë dhe mund të përdorni versionin “desktop” të sistemit operativ të këtij smartfoni, sikur një kompjuter personal

Image

Përderisa veçoritë e tilla ende nuk janë provuar, ato mund të joshin ndërmarrjet. Ju vetëm mund ta pasqyroni ekranin e iPhonet tuaj në një ekran të jashtëm;

10. Asistenti digjital i Samsungut, Bixby, mundëson t’i fotografoni objektet e botës reale dhe sjell informacionet e duhura të tilla si linqet për blerjen e tyre dhe lokacionet më të afërta për t’i vizituar

Image

Siri i iPhonet nuk ka veçorinë e kamerës së mençur.