Tech

Xiaomi konfirmon emrin Mi 8 dhe datën e lansimit

Spekulimet janë të vërteta – kompania e njohur kineze Xiaomi ka tejkaluar një numër dhe smartfoni i saj i ri quhet Mi 8.

Ky informacion është konfirmuar nga kompania në rrjetin social kinez Wiebo, dhe po ashtu ka bërë të ditur se smartfoni i ri do të debutojë më 31 maj, transmeton Koha.net. Tejkalimi nga Mi 6 në Mi 8 është bërë për të festuar 8 vjetorin e kompanisë.

Xiaomi Mi 8 pritet të vijë me ekran 6.01-inç dhe nën të do të ketë sensorin 3D për identifikim të fytyrës, procesor Snapdragon 845, 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe thuhet se çmimi i tij do të jetë rreth 420 euro.

Image