Tech

Samsung Galaxy J4 (2018) – specifikat, fotografitë dhe çmimi

Descriptive Text

Pas shumë spekulimeve dhe raportimeve të ndryshme, kompania gjigante e teknologjisë Samsung më në fund ka publikuar specifikat e plota, fotografitë dhe çmimin e smartfonit të saj të ri Galaxy J4 (2018).


Samsung Galaxy J4 (2018) do të vijë me ekran 5.5-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1,280 x 720 pikselë, procesor Exynos 7570 dhe grafikën Mali T720 MP1, 2/3 GB RAM memorie dhe 16/32 GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD deri në 256 GB, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Galaxy J4 (2018) vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë me blic, si dhe do të punojë me baterinë prej 3,000 mAh dhe sistemin operativ Android 8.0 me ndërfaqen e përdoruesit Samsung Experience 9.0.

Sa i përket çmimit, Samsung Galaxy J4 (2018) do të kushtojë rreth 185 dollarë.

{gallery}