Tech

Lansohet versioni beta i Android P

Google ka “goditur” konferencën e saj I/O me një njoftim në lidhje me Android Things dhe Android Auto, por Android P e mori vëmendjen e veçantë.

Së bashku me lansimin zyrtar të sistemit operativ të ri Android për smartfonë, Google ka konfirmuar se versioni beta tashmë është në dispozicion për shkarkim, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ndryshe nga vitet e kaluar kur këto versione beta ishin shumicën e rasteve vetëm për Google Pixel/Nexus, kësaj radhe gjiganti i kërkimit ka vendosur që versionin beta të Android P ta lansojë edhe për smartfonët e kompanive të tjera të mëdha.

Kjo mund të jetë për shkak të projektit Treble, që nënkupton se disa kompanitë që kanë bërë smartfonët e tyre kompatibile me këtë program tani po shpërblehen në njëfarë mënyre.

Përveç Google Pixel, Pixel XL, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, Androi P beta tani është në dispozicion për shkarkim edhe për këta smartfonë: Essential Phone, Nokia 7 Plus, OnePlus 6, Oppo R15 Pro, Sony Xperia XZ2, Vivo X21UD, Vivo X21 dhe Xiaomi Mi Mix 2S.

Kujdes: në mënyrë që të shkarkoni versionin beta të sistemit operativ më të ri Android P, së pari duhet të regjistroni smartfonin tuaj kompatibil në programin beta, dhe këtë mund ta bëni KËTU.