Tech

Panasonic lanson smartfonin e ri

Kompania e njohur Panasonic ka lansuar smartfonin e saj të ri të quajtur P95.

Panasonic P95 vjen me ekran 5-inç me rezolucion HD e raport 16:9, procesor Snapdragon 212 me katër bërthama, 1 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD deri në 128 GB, transmeton Koha.net. Po ashtu, P95 vjen edhe me kamerën kryesore prej 8 megapikselë me blicin LED dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Gjithashtu, Panasonic P95 ofron mbështetje për 4G LTE, Bluetooth 4.1, micro USB 2.0 dhe Wi-Fi 802.11. Po ashtu, P95 punon me sistemin operativ Android Nougat 7.1.2 dhe baterinë prej 2,300 mAh.

Panasonic P95 do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kaltër, ari dhe gri të errët, ndërsa çmimi i tij është rreth 62 euro.