Tech

Konfirmohet ekrani 6.1-inç i LG G7 ThinQ, vjen me teknologji të fundit

Descriptive Text

Kompania e njohur LG është duke e përgatitur smartfonin e saj të ri të avancuar, të quajtur G7 ThinQ, për lansimin e tij në javën e ardhshme.

Raporti më i fundit konfirmon ekranin 6.1-inç me teknologjinë më të fundit LCD të quajtur Super Bright Display dhe me rezolucion QHD+, transmeton Koha.net.

Rezolucioni i ekranit të LG G7 ThinQ është 3,120 x 1,440 pikselë, që nënkupton se raporti i ekranit është prej 19.5:9. LG thotë se madhësia e re është po ashtu e plotësuar edhe me “skajin e poshtëm më të hollë pothuajse 50 për qind”.

Teknologjia e re Super Bright Display mbulon 100 për qind hapësirë të ngjyrave DCI-P3. Së bashku me këtë, në dispozicion do të jenë edhe gjashtë opsione të ngjyrave në menunë “Settings” – Auto, Eco, Cinema, Sports, Game dhe Expert.

Gjithashtu, G7 ThinQ do të ketë edhe opsionin AI për njohjen e skenës së kamerës dhe një buton i vendosur anash telefonit i dedikuar për Google Assistant.