Tech

Dyshja Galaxy A6 (2018) me dizajn sikur të S9

Janë publikuar fotografitë e Samsung Galaxy A6 dhe A6+ (2018) – modeli Plus vjen me kamerë të dyfishtë.

Falë këtyre fotografive, shihet se dizajni i dyshes A6 (2018) është shumë i ngjashëm me atë të dyshes Galaxy S9, duke përfshirë ekranin Infinity Display, sensorin për gishta nën kamerë, si dhe portin 3.5 mm për kufje i vendosur në pjesën e poshtme të telefonit, transmeton Koha.net.

Image
Samsung Galaxy A6+

Lansimi nuk mund të jetë larg, telefonat së fundmi janë shfaqur në uebfaqen Samsung.com dhe thuhet se dyshja A6 (2018) do të lansohet në këto tregje: Europë, Rusi dhe Lindje të Mesme.

Përveç dizajnit të ngjashëm me S9 i dyshes Galaxy A6 (2018), ata do të përdorin procesorin më modest – Snapdragon 625 për modelin A6+ dhe Exynos 7870 për modelin bazë A6. Po ashtu, ata do të vijnë me 3 dhe 4 GB RAM memorie.