Tech

Zbulohet çmimi i Xiaomi Mi 6X

Ka vetëm disa ditë që kompania e njohur kineze Xiaomi ka zyrtarizuar smartfonin e saj më të fundit Mi 6X, por që atëherë tashmë i dimë të gjitha rreth këtij smartfoni.

Sot, Xiaomi Mi 6X është listuar në uebfaqen zyrtare të Googlet, Android.com, dhe derisa nuk ka publikuar ndonjë foto zyrtare, janë zbuluar disa nga specifikat e tij – ekrani 6.0-inç, 4 GB RAM memorie, 32 ose 64 GB memorie të brendshme si dhe versioni 8.1 i sistemit operativ Android Oreo, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, është zbuluar edhe çmimi i Mi 6X. Rreth 230 euro për modelin me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme si dhe 260 euro për modelin me 6 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Xiaomi Mi 6X do të jetë smartfoni me ndërfaqen e përdoruesit MIUI e ekran 6-inç dhe raport të ekranit prej 18:9, procesor Snapdragon 626 dhe kamerë të dyfishtë prej 20 + 8 megapikselë.