LG është duke përgatitur smartfonin e ri Android - Stylo 4

LG është duke përgatitur smartfonin e ri Android - Stylo 4

22 prill 2018 22:40

LG së shpejti do të lansojë smartfonin e ri Android, Stylo 4, i cili është pasardhës i modelit të prezantuar vitin e kaluar - Stylo 3.

Gjithashtu, është publikuar edhe fotografia zyrtare e LG Stylo 4 e cila tregon se ky smartfon nuk do të ketë butonin “Home”, por do të ketë skajet shumë të holla rreth ekranit, transmeton Koha.net. Karakteristika kryesore e serisë Stylo është lapsi Stylus, i cili nuk duket në fotografi, por me siguri do të jetë në dispozicion edhe në këtë model të ri, shkruan Android Headlines.

Sa i përket specifikave, ende nuk ka asgjë zyrtare por pritet që Stylo 4 të ofrojë karakteristika më të mira për dallim nga paraardhësi i tij. Stylo 3 ka ekran 5.7-inç HD, baterinë prej 3,200 mAh dhe punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat. Po ashtu, ka procesor Snapdragon 425, 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme