Tech

Për çfarë shërben pajisja e re Samsung DeX

Descriptive Text

Përveç lansimit të Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus, Samsungu gjithashtu prezantoi pajisjen Samsung Dex që mundëson lidhjen e telefonit me kompjuterë.

Samsung DeX Station vjen me dy porte USB 2.0, Etherneet, ftohës të pajisjes dhe USB Type-C për mbushjen e baterisë së pajisjes.

“Telefoni është bërë pjesë e rëndësishme e profesionistëve dhe gjatë prezantimeve ata mund të punojnë me shumë efekt duke përdorur vetëm telefonin. Ne krijuam Samsung DeX për të ndihmuar edhe më shumë për ndërveprim mes telefonit dhe kompjuterëve”, ka thënë Injong Rhee, pjesë e kompanisë Samsung.

Përveç këtyre pjesëve, me Samsung DeX telefoni mund të lidhet me kompjuter dhe gjithë përmbajtja shfaqet në të. Deri më tani nuk ka ndonjë detaj rreth çmimit të kësaj pajisje.