LG G7 ThinQ do të vijë me butonin e dedikuar për Google Assistant

LG G7 ThinQ do të vijë me butonin e dedikuar për Google Assistant

21 prill 2018 11:50

Smartfoni i ri i LG, i quajtur G7 ThinQ do të ketë një buton unik i cili lidhet direkt me Google Assistant.

Ky smartfon pritet të zbulohet më 2 maj në New York, me një buton të dedikuar në mënyrë specifike për asistentin digjital të Google, sipas raportimeve të fundit.

Butoni Google Assistant do të jetë në anën e majtë të smartfonit, ndërsa ai i ndezjes së tij në anën e djathtë, e sensori për leximin e gjurmëve të gishtave do të qëndroj nga pas, transmeton koha.net.

Smartfoni G7 ThinQ është smartfoni i parë që ka një buton fizik të dedikuar vetëm për Google.

Përdorimi i inteligjencës artificiale ka qenë tema kyçe e LG për këtë vit, nga integrimi i Google Assistant në televizorët e tyre e deri te përdorimi i AL për të njohur fotografitë nga kamera V30S ThinQ.

LG G7 ThinQ do të ketë komanda unike të LG të cilat mund të kërkohen nga Google Assistant.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme