Microsofti zyrtarisht iu jep fund telefonave Windows

Microsofti zyrtarisht iu jep fund telefonave Windows

19 prill 2018 23:30

Vitin e kaluar Microsofti kishte konfirmuar se telefonat e saj Windows “janë të vdekur”, megjithatë edhe pas atij konfirmimi disa pajisje vazhdonin të shiteshin në dyqanet e kësaj kompanie.

Por, ajo shifër sot zyrtarisht ka përfunduar pasi nuk ka telefona të tillë në dyqanet e Microsoftit, raporton GSMArena, transmeton Koha.net.

GSMArena shkruan se u desh kaq shumë kohë që të shiteshin të gjithë telefonat, pasi përkundër uljes së çmimeve, jo shumë njerëz kishin shprehur interesim për ta.

Megjithatë, është edhe një mundësi që mund të blini një telefon Windows, por vetëm nga palët e treta të shpërndarësve të celularëve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme