Tech

Gjashtë veçoritë që Galaxy S8 i posedon e iPhone jo

Descriptive Text

Seria e re e telefonave të Samsungut, Galaxy S8, po konsiderohet seria “vrasëse” e iPhonet.

Samsungu sot lansoi dy telefonat më të rinj Galaxy S8 dhe S8+ me shumë veçori të reja.

Tani “TechInsider” ka renditur gjashtë veçoritë të cilat i posedon S8, ndërsa mungojnë te seria e fundit e iPhonet, iPhone 7:

  • Ekrani më i madh dhe më i mirë
  • Skaneri i syve dhe fytyrës
  • Mundësia e mbushjes së baterisë – S8 posedon hapësirën USB-C që është shumë më e shpejtë se mbushja e iPhonet
  • Hapësirë më e madhe – S8 ka mundësinë e zgjerimit të hapësirës së brendshme përmes mikro-kartelave që vijnë me madhësi deri në 256 GB. iPhone 7 mbetet i limituar në 32, 128 ose 256 GB
  • Sistemet e treta – Apple nuk lejon ndryshimin e aplikacioneve standarde të iPhonet, për dallim nga S8. Pra të gjitha linqet hapen në iPhone përmes Safarit
  • Hapësira për kufje – hapësira kryesore për kufje në iPhone është hequr, ndërsa te S8 jo. Me S8 nuk keni nevojë të blini kufje të reja pa tela