Smartfoni i parë 5G i Huaweit vjen vitin e ardhshëm

Smartfoni i parë 5G i Huaweit vjen vitin e ardhshëm

18 prill 2018 10:02

Meqenëse kohëve të fundit është duke u përfolur shumë për rrjetin 5G, shumica e kompanive prodhuese të smartfonëve kanë filluar të tregojnë se kur do të lansohen pajisjet e tyre të para me mbështetje për këtë rrjet.

Kompania e njohur kineze Huawei planifikon që smartfonin e saj të parë 5G ta lansojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Smartfoni i parë me 5G pritet të vijë me procesor të kompanisë. Po ashtu, Huawei ka zbuluar modemin Balong 5G01 në MWC këtë vit dhe mund të gjendet brenda hotspot-it.

Ky smartfoni që pritet të lansohet në gjysmën e dytë të vitit 2019, mund të jetë Mate 30, duke u bazuar në atë se seria Mate ka kërcyer nga 10 në 20, sikurse seria P.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme