OnePlus 6 – rezistent ndaj ujit

OnePlus 6 – rezistent ndaj ujit

17 prill 2018 09:17

OnePlus njihet si një prej prodhuesve të telefonave të mençur më të suksesshëm, por pajisjet e veta kanë një veçori më pak në krahasim me rivalët.

Të gjithë telefonat deri te versioni OnePlus 5T nuk e kanë këtë veçori, por sipas kompanisë, OnePlus 6 më në fund do të vijë me rezistencën ndaj ujit.

OnePlus 6 do të ketë procesor Snapdragon 845 dhe hapësirë prej 256 GB. Ai do të ketë ekran 6.28-inç, bateri 3450mAh dhe kamerë 20MP.

Akoma s’është konfirmuar data e lansimit e as çmimi i tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme