Prezantohet Sony Xperia XZ2 Premium, vjen me 6 GB RAM

Prezantohet Sony Xperia XZ2 Premium, vjen me 6 GB RAM

16 prill 2018 13:30

Pasi në shkurt publikoi modelin Xperia XZ2, Sony tash na sjell edhe një model premium për të gjithë ata që dëshirojnë funksione më të mira - Sony Xperia XZ2 Premium.

Pajisja ka ekran 4K HDR, sistem të ri me dy kamera të pasme dhe mund të xhirojë video në 4K HDR.

Xperia XZ2 Premium ka procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM, ekran 5.8 inç 4K HDR LCD, raport të ekranit 16:9, kamera të pasme 19MP + 12MP, kamerë për selfie 13MP, bateri 3,450mAh. Po ashtu, është e mbrojtur nga uji dhe ka opsionin për mbushje të shpejtë.

Sony nuk ka bërë të ditur çmimin zyrtar të telefonit premium Xperia XZ2, i cili në treg do të dalë në verë. Telefoni do të jetë në dispozicion me ngjyrë kromi, të zezë dhe të argjendtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme