Shfaqet Moto G6 Plus, këto janë specifikat e tij

Shfaqet Moto G6 Plus, këto janë specifikat e tij

15 prill 2018 21:24

Duket se kohëve të fundit kompania e njohur e Motorola nuk ka të ndalur. Disa ditë më parë kanë rrjedhur specifikat e smartfonit të ri Moto E5 Plus.

Ndërsa tani është shfaqur një tjetër smartfon i ri i kësaj kompanie, Moto G6 Plus, në uebfaqen e njohur GeekBench.

Moto G6 Plus, sipas GeekBench, do të vijë me ekran 5.93-inç Full HD+ dhe raport të ekranit prej 18:9, procesor Snapdragon 660, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Moto G6 Plus pritet të vijë me kamerën kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë, baterinë prej 3,200 mAh, si dhe do të ofrojë mbështetje për dy SIM kartela.

Seria e re Moto G6 pritet të lansohet më 19 prill në Brazil.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme