Tech

Huawei Honor 8 Pro lansohet në Europë

Descriptive Text

Më herët këtë muaj, Huawei ka konfirmuar se do të lansojë smartfonin e saj Honor 8 Pro në Rusi në fillim të prillit.

Vetëm disa ditë pas ngjarjes së lansimit, ky smartfon është zyrtarizuar edhe për në Europë dhe duket se është i ngjashëm me modelin V9 në tregun kinez, transmeton Koha.net.

Honor 8 Pro ende nuk është në dispozicion për blerje, prandaj ende nuk dihet as çmimi i tij.

Sa i përket specifikave, Honor 8 Pro vjen me ekran 5.7-inç QHD, procesor Kirin 960, 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, baterinë prej 4 mijë mAh, si dhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 megapikselë e cila mund të incizojë videot në rezolucion prej 4K.

Ky smartfon, nga data 5 prill do të jetë në dispozicion edhe në shtetet tjera të Europës.

Informatat më të hollësishme në lidhje me këtë smartfon, i cili në tregun kinez është i njohur me emrin Huawei Honor V9, mund të lexoni KËTU.