Tech

Apple Music arrin 40 milionë përdorues me pagesë

Apple Music ka arritur 40 milionë përdorues me pagesë dhe ka emërtuar një zëvendëspresident të ri, Oliver Schusser si rezultat i kësaj.

Schusser qe 14 vite ka punuar në Apple dhe ka qenë i përfshirë në App Store, filmat në iTunes, në sektorin televiziv, iBooks, e tani në krye të Apple Music, transmeton koha.net.

Arritja e Apple Music me 40 milionë përdorues me pagesë është shumë mbresëlënëse, por parashikimet fillestare që thoshin se mund ta kalonte Spotify në SHBA deri në verë të 2018, ishin shumë të eksagjeruara.

Spotify shpreson që të arrij 200 milion përdorues aktiv deri në fund të vitit.