Tech

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan pezullon rregullat për privatësi në internet

Descriptive Text

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan i ka hedhur poshtë rregullat për privatësi në internet, me çka është bërë hapi i parë që t'u mundësohet provajderëve t'i shesin të dhënat e shfrytëzuesve personave të tretë.

Për shfuqizimin e propozimit për rregullim që e ka dhënë Komisioni për komunikime federale në tetor, në kohën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, votuan 215 kongresistë, ndërsa 205 ishin kundër.

Paraprakisht në Senat ky propozim ka kaluar me 50 vota “pro”, kundrejt 48 votave “kundër”.