Tech

Zuckerberg para Kongresit: Do i shkoj deri në fund çështjes

Teksa ka kërkuar falje serish para Kongresit për shkak se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndaluar keqpërdorimin e rrjeteve sociale, Zuckerberg ka theksuar se: “Facebooku do i shkojë deri në fund asaj çfarë bëri Cambridge Analytica”.

“Prioriteti im ka qenë misioni ynë social për të lidhur njerëzit, ndërtimin e komuniteteve dhe afrimin e botës më pranë. Reklamuesit kurrë nuk do të kenë përparësi për sa kohë që unë do të drejtoj Facebookun”, u shpreh Zuckerberg.

Themeluesi i Facebookut, do të vijojë t’u përgjigjet pyetjeve para kongresit amerikan në lidhje me “rrjedhjen” e të dhënave të përdoruesve, transmeton tch.

Në qendër të debatit është qasja tek të dhënat personale të përdoruesve dhe llogarive të miqve të tyre në Facebook nga aplikacionet e palëve të treta. Faqja i dha kompanisë Cambridge Analytica informacione rreth bindjeve politike dhe fetare, ngjarjeve të ndjekura dhe postimeve të pëlqyera nga miliona përdorues të Facebookut.