Tech

iPhone mund të kontrollohet pa e prekur

iPhone mund të kenë ekrane të lakuara dhe kontrolle të atilla që përdoruesit do të mund të operojnë vetëm me një valëvitje të dorës.

Sipas burimeve, kjo teknologji mund të aplikohet nga kompania Apple për më pak se dy vjet.

Teknologjia e gjesteve merr parasysh distancën ndërmjet gishtit dhe ekranit, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, deri më tash telefonat iPhone kanë pasur ekrane të rrafshëta.