Tech

Nokia 9, rival i të gjitha Galaxy-ve dhe iPhone-ve, vjen me tre kamera dhe blicin Xenon

Që kur brendi Nokia është rikthyer në botën e smartfonëve, fansat ishin duke pritur një smartfon vërtetë të avancuar nga HMD – një telefon që do të përballej me të gjitha Galaxyt dhe iPhonet në botë. Dhe duket që Nokia 9 përshtatet me përshkrimin e tillë. Ose, së paku, mund t’i përshtatet përshkrimit bazuar në informacionet më të fundit.

Në internet ka rrjedhur një listë e specifikave të Nokia 9, e cila zbuloi disa detaje shumë interesante të Nokias së ardhshëm të avancuar.

Fillimisht, lista zbulon se Nokia 9 do të vijë me tre kamera, të kompanisë Zeiss, të rreshtuara vertikalisht në pjesën e pasme të smartfonit, transmeton Koha.net. Po ashtu, në listë është zbuluar se tre kamerat e Nokia 9 janë me këtë kapacitet: 41 + 20 + 9.7 megapikselë. Të ngjashme i ka edhe Huawei P20 Pro.

Por më interesante, ndoshta, është përmendja e blicit Xenon në këtë listë të specifikave. Kjo është një veçori të cilën nuk e kemi parë më herët në një smartfon dhe një gjë të cilën fansat e kanë kërkuar me vite. Lista e publikuar përfshinë të dy modulet e blicit – Xenon dhe LED.

Ndër specifikat tjera kyçe, përfshihen edhe ekrani 6.01-inç QHD OLED me raport prej 18:9, procesorin më të fundit të Qualcommit – Snapdragon 845 SoC, standardin IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, sensorin “in-glass” për identifikim, baterinë prej 3,900 mAh, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo.

{gallery}