Tech

Punëtorët e Google organizohen për ta luftuar ngacmimin online në punë

Rreth 100 punëtorë të Google në SHBA të shqetësuar për ngacmimet kibernetike brenda kompanisë, janë organizuar në grup për të propozuar politika të reja të sjelljes në kompaninë Alphabet Inc, raporton Reuters.

Tre punëtorë të tanishëm e dy të tjerë kanë ndihmuar që të organizojnë një grup, i themeluar në vjeshtën e kaluar, teransmeton koha.net.

Ata kanë thënë se në mesin e propozimeve të tyre, të cilat nuk janë raportuar më parë, janë se Google duhet të forcojë rregullat e sjelljes për forumet e brendshme e madje të punësojë staf për t’i zbatuar ato.

Ata kanë thënë se dëshirojnë të ndalojnë bisedat nxitëse e sulmet personale në forume dhe të shohin ndëshkime për individët të cilët rregullisht prishin diskutimet apo i shpërndajnë ato.

Ky grup gjithashtu dëshiron që Google të listoj të drejtat dhe përgjegjësitë e të akuzuarve, të pandehurve, menaxherëve e hetues në rastet e burimeve njerëzore.