Tech

Njihuni me kosovarin që punon në Apple

Betim Deva është njëri nga kosovarët që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në San Francisko.

Ai ka arritur të jetë pjesë e njërës nga kompanitë më inovative të botës, Apple.

Deva në një intervistë për emisionin “Ekonomia me Erëzën” rrëfen sfidat se si ka arritur të jetë pjesë e Apple.

Ai pranon se nuk ka qenë e lehtë të arrijë në pozitën që është tani.

“Këtu në Amerikë kam ardhur privatisht për të studiuar dhe nuk kam besuar se një ditë do të jem pjesë e një kompanie siç është Apple, madje as nuk e kam pas në listë. Por, mund të pranoj që është një gjë e madhe”, u shpreh Deva për emisioni “Ekonomia me Erëzën”, transmeton koha.net.

Deva shprehet optimist se një ditë do të arrijë të krijojë një biznes të tij.