Tech

Galaxy Note9 do të ofrojnë mbështetje për 5G

Gjiganti i teknologjisë Samsung synon të ofrojnë mbështetjen për rrjetin 5G në modelin e ardhshëm Galaxy Note9.

Raportimet nga Koreja Jugore bëjnë të ditur se Samsung do të shfrytëzojë antenat HRC në vend të LDS, të cilat janë përdorur deri më tash.

Kjo do të thotë se telefonat mund të jenë të pajisur me mbështetje për rrjetin 5G, por mbetet të shihet nëse edhe në modemet e tyre do të jetë i mbështetur ky standard, transmeton KosovaPress.

Sipas pohimeve, modemet Samsung që mbështesin 5G, pritet të vijnë vitin e ardhshëm.