Tech

Apple synon shkollat me iPadët e lirë

Apple është duke u përgatitur për lansimin e iPadit të ri, i cili do të jetë modeli më i lirë ndonjëherë i gjigantit amerikan.

Krijuesit e iPhonëve kanë organizuar një konferencë për edukim në Chicago dhe pritet të lansojnë disa produkte.

Bloomberg raporton se gjatë kësaj konference pritet të prezantohet iPadi me çmim të lirë, me të cilin Apple synon të hyjë edhe më shumë në tregun e edukimit pasi është shumë larg prej rivalëve Google dhe Microsoft, transmeton Koha.net.

Gjimnazistët dhe filloristët më shumë preferojnë laptopët e Google, Chromebooks dhe Surfacen e Microsoftit, para pajisjeve iPad ose MacBook.

Përveç pajisjeve të reja që pritet të lansohet nga Apple për një çmim më të lirë, gjiganti amerikan pritet të lansojë edhe një softuer për edukim.

Modeli më i lirë i Apple tani për tani është 329 dollarë, ndërsa iPadi i ri pritet të kushtojë 260 dollarë.