Tech

YouTube shpall luftë kundër lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit

YouTube planifikon që për disa javë, përmes video-regjistrimeve, të fillojë të shfaqë tekste nga Wikipedia, si dhe disa faqet tjera të internetit, në përpjekje për të parandaluar plasimin e lajmeve të rreme dhe teori të konspiracionit, njoftoi redaktorja e këtij shërbimi për publikimin e përmbajtjes së videove Susan Vojcicki.

Kanali më i njohur në botë, YouTube do të shfaqë tekste të quajta “shenja informacioni”, në të cilat do të gjeni tekst me alternativa të ndryshme në krahasim me ato të paraqitura në videoxhirime që sfidojnë shkencën ose janë teori konspiracioni, si për shembull, aterrimi në Hënë, transmeton ksp.

Për më tepër, nga të gjitha përmbajtjet në këtë shërbim të internetit, muzika dhe videolojërat janë shumë më të popullarizuara, YouTube këtë vit i ka dhënë prioritet gjetjes së zgjidhjes për kritika ndaj publikimit të lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit.