Tech

Samsung Galaxy S9+ vs iPhone X, cili është më i shpejtë

Së fundmi, gjiganti i teknologjisë Samsung ka lansuar dy smartfonët e rinj të avancuar – Galaxy S9 dhe S+, por shumica pyesin se cilat janë aftësitë e këtyre dy smartfonëve në mënyrë për të konkurruar rivalët, siç është iPhone X i Applet.

Për ata që u intereson të dinë rreth performancës së këtyre smartfonëve, EverythingApplePro ka publikuar një video në të cilën shihet se ka testuar shpejtësinë Galaxy S9+ dhe të iPhone X, transmeton Koha.net.

Duhet theksuar se të dy këta smartfona kanë harduer dhe softuer të ndryshëm, që nënkupton se si do të reagojnë në proceso secili nga komponentet e harduerit dhe softuerit. Megjithatë, sa i përket performancës, duket se Galaxy S9+ e mundi iPhone X-in.

Kur është fjala për aktivizimin e aplikacioneve të freskëta dhe procesimin e fotografive të mëdha apo videove, është e qartë se fitues është iPhone X, ku fitoi raundin e parë.

Pavarësisht kapacitetit të RAM memories apo mënyrës se si e menaxhon iOS memoriet, nuk është aq i mirë kur është fjala për riaktivizimin e aplikacioneve të cilat tashmë kanë qenë të hapura.

Kjo e mundësoi Galaxyn S9+ të fitojë raundin e dytë dhe të bëhet fitues i qartë nga një diferencë shumë e mirë. Kjo është diçka që Apple patjetër duhet ta ketë parasysh në telefonat e ardhshëm, pavarësisht nëse duhet të jetë ndonjë përditësim i softuerit apo harduerit.

Për më tepër, shikoni videon dhe shihni krahasimet se cili punon më shpejtë, Galaxy S9+ apo iPhone X.