Konfirmohen tre kamera te Huawei P20

Konfirmohen tre kamera te Huawei P20

07 mars 2018 11:41

Kompania e njohur kineze, Huawei, më parë ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë tre telefona të rinj me nga tri kamera në pjesën e pasme, të vendosura me pozicione të ndryshme.

Telefonat e rinj pritet të jenë: versioni bazik P20, P20 Plus dhe P20 Pro.

Tani, në internet janë publikuar disa fotografi në të cilat shihet modeli P20 Pro, transmeton Koha.net. Në fakt, fotografitë zbuluan edhe dizajnin e tre kamerave që posedon ky telefon.

Gjithashtu, në fotografi shihet mbishkrimi “See mooore with AI” ku tre “000” nënkuptojnë tre kamera.

Seria e re e telefonave Huawei P20 pritet të lansohet zyrtarisht në fund të këtij muaji, saktësisht më 27 mars.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme