Meizu M6s vjen me 4 dhe 6 GB RAM

Meizu M6s vjen me 4 dhe 6 GB RAM

03 mars 2018 16:50

Në javët e para të vitit të ri, kompania e njohur kineze Meizu ka prezantuar smartfonin e saj të ri të shumëpritur – M6s.

Gjatë prezantimit është thënë se M6s vjen me skaner anësor për gishtërinj, softuerin te butoni “Home” të quajtur “Super mBack” dhe procesorin unik Exynos 7872, transmeton Koha.net. Ky smartfoni i ri është prezantuar me 3 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme, por sipas informatave të reja nga TENAA (rregullatori kinez), Meizu do ta lansojë këtë smartfon në versione të reja të RAM memories – me 4 dhe 6 GB, raporton GSM Arena.

Sa i përket specifikave të tjera, sipas TENAA, Meizu M6s do të vazhdojë t’i ketë njëjta sikurse në ditën që është prezantuar. Këto specifika mund ti lexoni KËTU.

Çmimi zyrtar i këtij smartfoni të ri të shumëpritur ende nuk është zbuluar, por sipas TENAA versioni me 4 GB RAM do të kushtojë rreth 180 euro, versioni 3 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme rreth 152 euro si dhe versioni 3 GB RAM me 32 GB memorie të brendshme rreth 126 euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme