Tech

Amazon ndalon shitjen e pajisjeve nga Nest, eskalon lufta me Google

Descriptive Text

Amazon ka njoftuar se më nuk do të shesë asnjë nga produktet e Nest, duke përfshirë termostatin dhe sistemin e sigurisë së shtëpive.

Amazon gjatë një konference ka treguar se nuk ka të bëjë asgjë me cilësinë e produkteve të Nest, të cilat janë pëlqyer shumë nga konsumatorët, transmeton koha.net.

Nga kompania Nest, e cila është nën pronësi të Alphabet Inc, pra Google, kanë thanë se ky vendim ka ardhur direkt nga shefi i Amazonit Jeff Bezos, por ata nuk janë të njoftuar për arsyen e një vendimi të tillë.

Vendimi i Amazonit për të ndaluar së shituri produktet e Nestit ka një ndikim të madh për derisa ata janë duke u përpjekur që të nxjerrin një platformë të re kompjuterike, e si rezultat i kësaj është duke vazhduar lufta me Google për të ardhmen kompjuterike.

Në mungesë të smartfonit e pas suksesit të vogël të linjës së tabletëve të saj Fire, Amazon është duke shpresuar shumë në Alexa si platformë të re kompjuterike.

Alexa është 2 platforma në një, edhe inteligjencë artificiale edhe pajisje e mençur për shtëpi, duke përfshirë lidhjen me dritat e shtëpisë, kyçjen e çkyçjen e dyerve, zmadhuesit e zërit e të tjera.

Kjo kompani është bërë më agresive me konkurrentët së fundi, e veçanërisht me Google, e cila zotëron Nestin, dhe i cili është konkurrenti më i madh i Amazonit për pajisjet ‘smart home’ me platfomën e saj Google Assistant.

{gallery}