Tech

Huawei prezanton çipin e parë 5G

Kompania Huawei sot në MWC 2018, prezantoi çipin e parë 5G i cili pajisjeve të kompanisë do t’ua mundësojë që të kenë qasje në gjeneratën e ardhshme të rrjetit të celularëve, 5G.

I quajtur Balong 5G01, çipi është i zhvilluar brenda kompanisë dhe është çipi i parë komercial në botë që mbështet standardin 3GPP për 5G, me shpejtësi teorike të bartjes deri 2.3 Gbps.

Ai është kompatibil me rrjetin 5G në të gjitha frekuencat, përfshirë edhe ato me më pak se 6 GHz, transmeton KosovaPress.

Çipi i ri i Huaweit vjen në dy modele – me frekuenca të ulëta dhe me frekuenca të larta.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi i pajisjes dhe as koha se kur do të dalë në treg.