Tech

Vero – “vrasësi” i Facebookut

Descriptive Text

Një aplikacion që thotë se është vrasësi i rrjetit social Facebook ka nisur të marrë shpërndarje të mëdha.

Vero është një platformë e re në rritje që e cilëson veten më pak të rrëmujshëm, duke iu mundësuar përdoruesve lidhje më direkte me miqtë dhe familjarët.

Aplikacioni ishte lansuar më 2015, por së fundmi ka marrë numër më të madh të përdoruesve.

Gjatë fundjavës, aplikacioni mori edhe më shumë vëmendje sa që kompania pati probleme teknike.

Rritja e papritur e Veros u bë edhe më e madhe kur Facebooku njoftoi për algoritmin e ri në ‘News Feed’ duke përdorur teknika targetuese dhe parandalimin e informatave false në platformë

Vero thotë në faqen e vet në Twitter se “ka krijuar rrugën më të mirë për t’i lidhur njerëzit dhe për të shpërndarë jetën reale online”. Ajo po ashtu në disa postime ka thumbuar direkt Facebookun duke thënë se “nuk duam algoritma, as mihje të të dhënave, vetëm që njerëzit realë të kënaqen duke jetuar jetën e tyre në Vero”.

Dallimi më i madh i Veros me rrjetet tjera sociale është se në murin kryesor shfaqen njoftimet vetëm në renditje kronologjike. Vero për dallim prej rrjeteve tjera sociale është me pagesë, ndërsa së fundmi njoftoi se një milion përdoruesit e parë nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Po ashtu ka njoftuar se për shkak të kërkesës së madhe për regjistrime, po ka probleme teknike.

{gallery}