Tech

Mësohet çmimi i Galaxy S9 dhe S9+, modeli plus kushton sa Note8

Është shfaqur një informacion i pakonfirmuar në lidhje me çmimin e Samsung Galaxy S9 dhe S9+, si dhe detajet e reja për veçoritë e kamerës.

Sipas këtij informacioni të shfaqur në një pamflet në gjuhën spanjolle, Galaxy S9 do të kushtojë 850 euro ndërsa S9+ 1,000 euro.

Sipas GSM Arena, çfarë do të jetë çmimi për Note9, pasi që Note8 në lansim kishte çmimin prej 1,000 euro, transmeton Koha.net. Po ashtu, çmimi mes modelit plus dhe jo-plus do të rritet deri në 150 euro.

Gjithashtu, në këtë pamflet përmendet edhe veçoria e re e kamerës Super Slow Motion – e cila do të mund të incizojë videot me 900fps e jo 480fps. Ka shumë gjasa që në fakt të jetë me 960fps, njëjtë sikurse kamera e Sonyt – Motion Eye.

Së fundmi, është raportuar se shumë shpejt pas prezantimit të dyshes S9 do të ketë një periudhë të shkurtër për para-porositje para se të fillojë shitjen.

{gallery}