Publikohet fotografia e prototipit të Xperia XZ2 Compact para lansimit

Publikohet fotografia e prototipit të Xperia XZ2 Compact para lansimit

20 shkurt 2018 11:01

Në blogun e Xperias, një lexues në një koment ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Sony Xperia XZ2 Compact, i cili pritet të prezantohet në MWC 2018 fundjavën e ardhshme.

Lexuesi tregoi se pajisja pranë Xperia Z5 Compact është prototipi i Xperia XZ2 Compact, transmeton Koha.net. Po ashtu, lexuesi thotë se telefoni në fotografi mund të mos jetë ai final që Sony do ta prezantojë në MWC 2018. Telefoni i ri duket se pjesën e poshtme e ka të lakuar.

Image

Gjithashtu, Grisha - lexuesi, thotë se telefoni nuk ka portin 3.5 mm për kufje dhe se skaneri për gishtërinj është vendosur në pjesën e pasme sikur te pajisjet tjera Xperia XA2, shkruan GSM Arena.

Për detajet tjera rreth smartfonit Sony Xperia XZ2 Compact, mund të lexoni KËTU.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme