Zbulohen specifikat e Samsung Galaxy Tab S4 para lansimit

Zbulohen specifikat e Samsung Galaxy Tab S4 para lansimit

19 shkurt 2018 08:42

Shumica e fansave të gjigantit të teknologjisë, Samsung, janë të fokusuar që të marrin sa më shumë informata në lidhje me smartfonët e ardhshëm të avancuar të kësaj kompanie – Galaxy S9 dhe S9+.

Megjithatë, duket se një tjetër pajisje e kësaj kompanie Koreano-Jugore së shpejti do të prezantohet më vonë këtë muaj në MWC 2018 (Kongresin Botëror të Celularëve), transmeton Koha.net. Fjala është për tabletin Galaxy Tab S4, i cili është shfaqur në uebfaqen e njohur GFXBench ku edhe specifikat e tij janë zbuluar, raporton Phone Arena.

Sipas GFXBench, Galaxy Tab S4 (me numër të modelit SM-T825), është një tablet me teknologji të fundit i cili pritet të vijë me 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme. Edhe pse në këtë uebfaqe nuk përmendet procesori, por sipas Phone Arena tableti i ri mund të vijë me procesor Snapdragon 835 dhe grafikën Adreno 540.

Kamera kryesore prej 12 megapikselë mund të vendoset në pjesën e pasme të tabletit, ndërsa ajo e përparme pritet të jetë prej 8 megapikselë.

Gjithashtu, Samsung Galaxy Tab S4 pritet të vijë me ekran më të madh prej 10.5-inç me rezolucion prej 2560 x 1600 pikselë, do të punojë me sistemin operativ Android 8.0 Oreo, si dhe thuhet se do të ketë hapësirë për një SIM kartelë.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme