Facebook lanson aplikacionin e mesazheve për fëmijë nga sot për Android

Facebook lanson aplikacionin e mesazheve për fëmijë nga sot për Android

14 shkurt 2018 21:30

Facebook ka lansuar aplikacionin e vet të mesazheve për fëmijë edhe në sistemin operativ Android, pasi në iOS ishte lansuar në dhjetor të vitit të kaluar.

‘Messenger Kids’ është i dizajnuar për fëmijë të vegjël, nga mosha 6 deri 12, si një mënyrë e sigurt për të komunikuar me shoqëri e familje, transmeton koha.net.

Prindërve ju lejohet në mënyrë strikte që të kontrollojnë se me kë fëmijët e tyre mund të komunikojnë në këtë aplikacion.

Ky aplikacion përfshinë video thirrje, me shumë filtra e maska, vegla për vizatim e shumë të tjera.

Messenger Kids nga sot mund të shkarkohet në Google Play store.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme