Tech

Rivaliteti Instagram-Snapchat, triumf i këtij të fundit?

Rrjeti social Instagram po ngjason gjithnjë e më shumë me rivalin Snapchat, pasi ka kopjuar edhe disa elementë të tij, por njohësit e tregut thonë se audienca më e re e Snapchatit dhe masat mbrojtëse të tij janë më entuziazmuese për agjencitë e publiciteteve.

Pritshmëritë për të ardhmen e Snapchatit u trazuan pas kuotimit të tij të dobët në bursa, vitin e shkuar, kryesisht për shkak të dyshimeve se Snapchati nuk do të mund të konkurronte kundër Instagramit, por javën e shkuar Snapchat raportoi një rritje prej 72 për qind të të ardhurave, duke përmbysur parashikimet e analistëve dhe duke rikthyer besimin, transmeon tch.

Snapchat, në pronësinë e “Snap Inc.”, ka një avantazh të ndjeshëm me gjeneratat më të reja që e përdorin atë, pavarësisht përpjekjeve të Instagramit – në pronësinë e Facebook, – për t’i joshur ata. Kompanitë e publiciteteve parashikojnë ndërkohë se avantazhi do të thellohet edhe më tej.

Instagrami dhe Snapchati, të dy të krijuar me në qendër kameran e “smartphone”-ve, janë mbërthyer prej kohësh në një rivalitet që kulmoi në vitin 2016, kur Instagrami kopjoi elementin popullor të Snapchatit, “Stories”. Ky element u lejon personave të postojnë foto dhe video që zhduken pas 24 orësh.